Drejtoria e Integrimit Evopian dhe Projekteve të Huaja në Bashkinë e Tiranës, organizoi më 27 Maj 2022, trajnimin online me titull: ''Sistemi i Emergjencave Civile në Tiranë''. Temat e trajnimit ishin: Risyuet e Emergjencave Civile në Tiranë, Roli dhe përgjegjësitë e qeverisë vendore, Strukturave e emergjencave në Tiranë, Baza ligjore dhe Asistenca kombtare dhe ndërkombëtare. Në trajnim morën pjesë partnerët rajonal të projektit dhe aktoët në fushë. Pjesëmarrësit shprehën interes për politikat dhe mekanizmin e menaxhimit të emergjencave civile në qytetin e Tiranë, në vacanti në rastin e manaxhimit fatkeqësisë natyrorë, termeti i 2019 – tës.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit COMMAND d ''Commanding and Operations Mechanism for Multi Sketors Analysis of Nexus Disaster Data'' COMMAND d financuar nga EU Fund. Disa nga rezultate e projektit janë: 1) do të lehtësojnë dhe përshpejtojnë marrjen e të dhënave, analizë/simulimin e GIS të zhvillimeve dhe transferimin e të dhënave emergjente 2) Procedurat standard të funksionimit në situate krize do të vendosen në projekt, të cilat do të rrisi ngatishmërinë dhe do t'u mundësojnë të gjithë pjesëmarrësve në projekt të lidhen me një platform të përbashkët.
Qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë Qendrën e komandës së operacioneve në procesin e vendimmarrjes she komunikimit në krizë për mes mbështejes së teknologjisë dhe inovacionit, si dhe të mbështesë bashkëpunimin dhe analizën e të dhënave në situata emergjente. Projekti ka si partner Lider Quarkun e Zagrebit (Republika e Kroacisë) dhe zbatohet me partnerë të tjerë si: Quarkun e Tulzës (Bosnjës dhe Hercegovinës), Qyteti i Podgoricës) (Mali i zi), Bashkia Tiranë (Republika e Shqipërisë), Qyteti i Shkupit (Republika e Maqedonisë së veriut).